Shtëpia / Aktualitet / Protesta e PD, lihet në burg Florenc Hoxha; burg edhe për 13 të tjerë

Protesta e PD, lihet në burg Florenc Hoxha; burg edhe për 13 të tjerë

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 19 të arrestuarit gjatë protestës së opozitës në 16 shkurt para godinës së kryeministrisë.

Gjykata ka vendosur masën ‘Arrest në burg’ për 14 nga të arrestuarit, ndërsa ka liruar 5 prej tyre. Organi i akuzës ka vendosur masën ‘Arrest shtëpie’ për 4 nga të arrestuarit dhe ‘Detyrim paraqitje’ për një tjetër.

Mësohet se disa nga të arrestuarit janë Florenc Hoxha, Naim Haxhiu, Emnauel Nallbani, Andon Gjini, Resul Daci, Suzana Dimushi, David Linati, Hasan Jakupi, Ilir Hamedini, Festim Taku, Sajmir Rexhepi, Mitat Fieraku, Lefter Jakupi, Ndue Tuci, Pëllumb Sheluka, Veljan Dine.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …