Shtëpia / Ndryshe / Kuriozitete / Radio Tirana transmeton këngën ‘Ne jemi komunista”, revoltohen qytetarët

Radio Tirana transmeton këngën ‘Ne jemi komunista”, revoltohen qytetarët

“Ne jemi komunista” kënga simbol e regjimit diktatorial është transmetuar sot në valët e Radio Tiranës. Në internet qarkullojnë shumë video të qytetarëve që e kanë dëgjuar atë në radio, ndërkohë që në rrjetet sociale kanë vërshuar komentet e personave të revoltuar për këtë ngjarje. “Panorama” ka pyetur sot Drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit Publik Shqiptar, Thoma Gëllçi për këtë ngjarje.

Gëllçi ka sqaruar se behet fjalë për një gabim të teknikut të Radio Tiranës. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm, tekniku i Radios ka vendosur këngën “Ne jemi komunista” në listën e këngëve fituese të festivalit.

{“videoid”:”1550579879881″,”type”:1,”ratio”:0.75}

Nostalgji ne Radio Tirana??? on Vidnews.

Teksti i kengës

Me flakë epopeja
Po shkruhej në Tiranë,
Një botë tek agonte
Nga syri i pushkës pamë.

Një nuse në barrikada
Vendos një djep fëmije,
Shaminë hoq të na lidhte
Plagët rrënjë lirie.

Dhe turravrap mes predhash
I biri e kërkonte,
Por nusja pozicionet
Me djepin tok mbronte.

Trimëresha mbante djepin
Dhe foshnja ndiqte nënën,
Që djali të mos vritej
Përpara vinim zëmrën.

Ne ishim komunistë,
Shokë të Enverit.
Partia na kaliti,
Besnikë në rrugë të nderit.

Ne jemi komunistë,
Shokë të Enverit.
Partia na kaliti,
Besnikë në rrugë të nderit.

Në sulme të përgjakura
Me zjarr ku digjej nata
Si monument po ngrihej
Ky djep në barrikada.

Nën palët e flamurit
Tiranës mbi bunkere
Një nuse rend përpara
Me krahët hapur n’ere.

Trimëresha mbante djepin
Dhe foshnja ndiqte nënën,
Që djali të mos vritej
Përpara vinim zëmrën.

Ne ishim komunistë,
Shokë të Enverit.
Partia na kaliti,
Besnikë në rrugë të nderit.

Ne jemi komunistë,
Shokë të Enverit.
Partia na kaliti,
Besnikë në rrugë të nderit.

Ne jemi komunistë!

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Isha punëtori i saj”, modeli shqiptar tregon si u dashurua me miliarderen kineze (FOTOT)

Rolando Lekaj është modeli shqiptar që jeton prej 8 vitesh në Kinë. Ai është i martuar me …