Shtëpia / Politika / “Rama dhe PD-LSI donin destabilizim”, Ngjela: FBI mbrojti Kryeministrinë të shtunën

“Rama dhe PD-LSI donin destabilizim”, Ngjela: FBI mbrojti Kryeministrinë të shtunën

Diskutimi për protestën e 16 shkurtit dhe vendimin që e pasoi atë, me PD dhe aleatët e saj opozitarë që do të djegin mandatet, çoi avokatin Spartak Ngjela në zbulimin e disa detajeve pikante.

Në studion e emisionin “Dritare”., Ngjela tha se vendimi për dorëzim mandatesh është “aksiomë për t’i shpëtuar reformës në drejtësi”.

“Kanë material shtrëngues. Kanë faktorin ndërkombëtar. Nuk është e thjeshtë. Nëse flet politika amerikane për një akt politik në Shqipëri, shqiptarët që janë 97% pro-amerikan kë do të dëgjojnë?”, tha Ngjela.

Duke iu referuar dhunës së protestuesve dhe gazit lotsjellës të hedhur nga policia, Ngjela tha se opozita në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama donin të destabilizonin Shqipërinë më 16 shkurt, por institucioni dhe demokracia u mbrojtën nga FBI.

“Opozita kërkon destabilizim dhe deri diku edhe Rama. Frikë nga Reforma kanë të tërë, por destabilizimi nuk vjen dot. E patë skemën si e mbrojtën Kryeministrinë, është e FBI-së skema. Këtë skemë nuk e ndërtojnë dot tanët. Shkoni në ministrinë e Brendshme dhe shikoni sa do ketë të FBI atje. Ata nuk mbronin Ramën, por ndaluan destabilizimin”, theksoi Ngjela.

Shiko dhe këto

Erjon Braçe reagon për kopertinën e Ditës: Ka beteja qe nuk bëhen me telefon, por bëhen me zë dhe publikisht

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me kopertinën e sotme të Ditës …