Shtëpia / Politika / Rama nuk çan dot për të shkuar në Pukë, protestuesit i zënë “pritë” (Video)

Rama nuk çan dot për të shkuar në Pukë, protestuesit i zënë “pritë” (Video)

Në orën 10:00 kryeministri Edi Rama ka kaluar Lezhën për të shkuar në Vaun e Dejës dhe më pas në Pukë. Por ndryshe nga herët e tjera shefi i qeverisë është detyruar të përshkojë një tjetër aks për të dalë në rrugën Lezhë-Shkodër. Kjo, pasi qytetarë të shumtë kishin bllokuar rrugën në shenjë proteste kundër qeverisë.

Ndërsa protesta është zhvilluar në hyrje të rrugës për Shëngjin, kryeministri është detyruar të hyjë në rrugën e Ishull Lezhë për të kaluar mes përmes qytetit të Lezhës për të shmangur përplasjen me protestuesit dhe më pas duke dalë në rrugën kryesore Lezhë-Shkodër.

Kryeministri Rama do jetë sot në Pukë në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=R2dT9a0A4r4?feature=oembed&w=640&h=360]

Balkanweb

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …