Shtëpia / Politika / Ramës i “tërheqin veshin” në Pukë: S’duhej ta shkarkoje Ditmir Bushatin!

Ramës i “tërheqin veshin” në Pukë: S’duhej ta shkarkoje Ditmir Bushatin!

Shkarkimi i tij nga posti i Ministrit të Jashtëm ishte një nga vendimet më të diskutuara të Kryeministrit Edi Rama. Në media u përfol gjatë për një krisje në raportin miqësor që ata kishin me njëri-tjetrin dhe Ditmir Bushati nuk e fshehu hatërmbetjen për largimin e papritur nga detyra me vendim të shefit të tij.

Kulmi i përplasjes ishte në ceremoninë ku Edi Rama u betua si ministër i Jashtëm dhe ia delegoi detyrën më pas Gent Cakajt. Në dalje të “shtëpisë” së diplomacisë shqiptare, Rama e ftoi Bushatin të largoheshin me makinën e tij, por ish-ministri refuzoi duke bërë një lëvizje me kokë dhe u largua me disa zyrtare të dikasterit që kishte drejtuar.

Gjesti i tij e nervozoi Ramën dhe la të kutohej se marrëdhëniet mes tyre ishin tensionuar, ndërsa rreth një muaj pas asaj përplasje shefit të qeverisë iu desh të përballej me kritika për shkarkimin e Bushatit, pikërisht në bastionin e deputetit të PS në Pukë.

Në kuadër të turit “BashkiaQëDuam”, Bushati bëri daljen e tij të parë publike përkrah Kryeministrit që nga largimi nga detyra si Ministër i Jashtëm, duke kërkuar nga Puka më shumë investime dhe zhvillim për veriun e Shqipërisë.

Drejtuesi politik i qarkut Shkodër për PS tha: “Ky nuk është një debat thjeshtë estetik sesi të përmirësohet jeta në Pukë dhe në Fushë Arrëz por edhe sesi ti jepet një zhvillim edhe më i madh zonës duke pasur parasysh resurset që ka zona dhe mundësitë që përmes projekteve zhvillimore ne të kemi më shumë vizitorë, më shumë vende pune dhe ti krijojmë mundësinë të rinjve që jetojnë në këtë zonë që jo vetëm të studiojnë dhe të shkollohen në Tiranë apo diku jashtë vendit port ë vinë dhe të japin kontributin e tyre për zhvillimin e Pukës dhe Fushë Arrëzit.”

Dhe banorët e zonës në shenjë mbështetje për të votuarin e tyre, nuk ia kursyen kritikën Ramës.

Qytetarja Nazife Hoxha i’u drejtua Kryeministrit duke i thënë që nuk duhej ta kishte hequr Ditmir Bushatin nga detyra e ministrit të Jashtëm.

“Ne kemi votuar për Gjon Gjonin të cilin nuk e njihnin, por e kemi votuar vetëm prej Ditmir Bushatit, vetëm për emrin Ditmir nuk duhej ta kishe hequr”, u shpreh ajo.

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …