Shtëpia / Politika / Sherr live Salianji – Ngjela/ “Mos ma trash zërin”, “Flet si me dele e dhi”

Sherr live Salianji – Ngjela/ “Mos ma trash zërin”, “Flet si me dele e dhi”

Në emisionin “Dritare” në News 24 debati midis avokatit Spartak Ngjela dhe deputetit të PD-së, Ervin Salianji për protestën e opozitës më 16 shkurt ka degjeneruar në sherr.

Të dy ngritën tonet, teksa Salianji iu drejtua Ngjelës me fjalët “mos ma trash zërin”.

Ndërkohë, avokat Ngjela pas përplasjes tha se të dy palët politike janë në tension sepse ndërkombëtarët iu kanë gjetur 5 miliardë euro në off-shore dhe këto tashmë janë faktuar.

PJESË NGA DEBATI:

Salianji: Të enjten ka serish protestë. Ne kemi thirrur qytetarët në protestë. Ishin sot të gjithë në gjykatë, ishin dy gra me probleme që ishin arrestuar.

Klosi: Ajo godinë vrau katër vetë.

Salianji: Xhamin e thyen ata që ishin brenda.

Hyseni: Jeni bërë qesharak!

Salianji: Aty kanë arrestuar njerëz që po vdesin për bukë. Ne nuk po kërkojmë të vijmë në pushtet, por po kërkojmë qeveri traznitore.

Ngjela: Po bëre dëm civil e paguan. Ajo nuk është ndërtesë e Edi Ramës.

Salianji: Mos ma trash zërin. Ki kujdes kur të më drejtohesh!

Ngjela: Mbarove?

Salianji: Mos fol kështu sikur ata të jenë dele e dhi.

Ngjela: Nëse nuk ka burg ka bashkëpunim. Shteti është nocion serioz. institucionet janë nocione ligjore. Deputetët i kanë bërë shtëpitë me korrupsion. 5 miliardë euro iu kanë gjetur politikanëve shqiptar në Off-shore nga të dyja krahët. Do t’i dorëzojnë me proces ligjor. Pse duan ta destabilizojnë, sepse duan të shpëtojnë gjënë e vjedhur. Maxhoranca është më e disiplinuar nga ndërkombëtarët, arsyeja mund të jetë politikë. Politika është pragmatike, politika e mençur ul dëmin, por do ta paguaj.

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …