Shtëpia / Aktualitet / Sherri për pronën, 35-vjeçari përplas me makinë pensionistin

Sherri për pronën, 35-vjeçari përplas me makinë pensionistin

Problemet për çështjet e pronësisë janë shumë mëdha në Shqipëri dhe me dhjetëra persona kanë mbetur të vdekur nga përplasja mes fiseve. Edhe sot ka ndodhur përleshja e radhës, duke përfunduar me bilancin e një të plagosuri në gjendje të rëndë.

Burime nga policia bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin M.M., 38 vjeç, banues në fshatin Zahrisht, Has, për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”.

Arrestimi i tij u bë pasi, për motive pronësie, ka goditur me automjetin tip  “Mitsubish Pajero”, shtetasin I.A., 66 vjeç, banues në fshatin Zahrisht, Has.

I dëmtuari ka marrë mjekim në spitalin Rajonal Kukës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …