Shtëpia / Aktualitet / Shoku iu gjet i vrarë, flasin të afërmit e të zhdukurit tjetër. Policia: Nuk dimë gjë

Shoku iu gjet i vrarë, flasin të afërmit e të zhdukurit tjetër. Policia: Nuk dimë gjë

Gazeta “Shqip” ka kontaktuar me të afërm të shtetasit tjetër të zhdukur me 6 shkurt 2019, Roland Milo nga Frashëri i Përmetit. Milo dhe Sokol Rama nga Memaliaj i Tepelenës janë shokë me njëri-tjetrin. Të  afërmit e  shtetasit Roland Milo thonë që policia ende nuk iu ka dhënë asnjë informacion.

“Landi jetonte vetëm me nënën e tij. Ai është i divorcuar dhe ka disa ditë që ka humbur kontaktet me familjarët. Rasti është denoncuar në polici, por kjo e fundit nuk na ka dhënë asnjë informacion”, janë shprehur të afërmit e Milos.

Një ditë më parë gazeta “Shqip”, kontaktoi me zyrën e shtypit të Policisë së Shtetit për të marrë një informacion rreth ngjarjes, po kjo e fundit u shpreh se nuk ishte në dijeni të zhdukjes së Roland Milos dhe Sokol Ramës. Ndonëse ishim në pritje të një përgjigjeje, zyra e Policisë së Shtetit as që e mori mundimin të kthejë një përgjigje.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …