Shtëpia / Politika / Spaho: Protestuesit të pafajshëm, prishën vetëm kërpudhën e kryeministrit

Spaho: Protestuesit të pafajshëm, prishën vetëm kërpudhën e kryeministrit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar pas dhënies së masës së sigurisë për 19 protestuesit. Ai pohoi se në protestën e 16 shkurtit u prish vetëm kërpudha e kryeministrit Rama, ndërsa qytetarët, shtoi Spaho, nuk kryen asnjë vepër të kundërligjshme.

“Të gjithë të pandehurit deklaruan se ishin në protestë dhe protestonin kundër qeverisë së Edi Ramës, në emër të tyre, të familjeve të tyre për një të ardhme më të mirë. Të gjitha veprimet e gjykatës motivoheshin politikisht. Asnjë fakt, asnjë provë për ato që i akuzojnë, gjoja prishje te pronës publike. Mosrespektim të forcave të rendit. Aty është prishur vetëm kërpudha e kryeministrit.

Në asnjë rast nuk pati konfrontim mes policisë dhe qytetarëve. I dënoj me forcë këto veprime të policisë dhe prokurorisë. FNSH me maska e tërhoqën hoqën zvarrë Florenc Hoxhën në sy të familjes dhe fëmijëve. Të pandehurit kërkuar të merrnin pjesë në protestën e ditës së enjte. I bëj thirrje qytetarëve të jenë edhe më shumë në protestë për ta rrëzuar Edi Ramën”, deklaroi Spaho.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …