Shtëpia / Aktualitet / “Të qëllohet policia me armë”, arrestohet protestuesi i “Astirit”

“Të qëllohet policia me armë”, arrestohet protestuesi i “Astirit”

Policia e Tiranës ka shoqëruar në Komisariatin numër 6 një nga protestuesit tek zona e “Astirit”, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re. Efektivët e komisariatit numër 6 kanë shoqëruar shtetasin Lutfi Kastrati, pasi ka bërë thirrje në protestë që të goditen me armë forcat e policisë. Në mbështetje të banorit të zonës së “Astirit”, para Komisariatit Nr 6 janë të pranishëm disa banorë si dhe deputetë të PD që kërkojnë lirimin e tij.

Prej më shumë se 3 muajsh banorët e Astrit për të kundërshtuar prishjen e shtëpive të tyre si pasojë e projektit për Unazën e Re.  Aktualisht punimet në lotin e parë të Unazës janë pezulluar pas zbulimit të megaskandalit, ku kompania fituese kishte falsifikuar dokumentet për të përfituar tenderin e ndërtimit.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …