Shtëpia / Aktualitet / Vendosën lodra seksi tek krevati i së ëmës, italianët vrasin shqiptarët

Vendosën lodra seksi tek krevati i së ëmës, italianët vrasin shqiptarët

Një vrasës i arratisur italian, i cili vrau dy shqiptarë për hakmarrje në 2012 është arrestuar në Barcelonë. Italiani ishte liruar me kusht deri nw përfundim tw hetimeve, por theu vendimin e gjykatës duke u arratisur drejt Spanjës.  Maurizio Archinito, 26 vjeç, goditi dhe vrau shtetasit Alban Medha, 51 vjeç dhe Ndue Bruka, 28 vjeç, në Abbiategrasso pranë Milanos në vitin 2012, pasi ata i hynë në banesë dhe lanë një vibrator në shtratin e prindërve të tij.

Archinito u dënua për vrasjet e shqiptarëve së bashku me vëllain Mattia, në korrik të vitit të kaluar, por u arratis në Spanjë, ndërsa kishte marrë lirinë me kusht. Archinito u lirua fillimisht dhe nëna e tij gënjeu autoritetet duke thënë se ata kishin qenë në banesë duke barë filmin L’onore e il rispetto’ – shqip “Nder dhe Respekt”.

Megjithatë, aktgjykimi i pafajshëm u hodh poshtë pas një  ankese në korrik të 2018, dhe Maurizio iku në Spanjë. Një zëdhënës i Policisë Kombëtare Spanjolle tha sot: ‘Policia e Shtetit e ka arrestuar në Sabadell, në provincën e Barcelonës, pas informacionit se ai ishte në arrati nga autoritetet italiane”.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy shqiptarëve së bashku me të vëllain për motive hakmarrjeje.  “Viktimat kishin kryer një grabitje në shtëpinë e familjes së të arratisurit, ku ata kryen një gjest ofendues ndaj nderit të vëllezërve që çuan në aktin hakmarrës”.

Vrasjet ndodhën më 16 nëntor 2012 në Abbiategrasso pranë Milanos. “I burgosuri dhe vëllai i tij qëlluan për vdekje dy shqiptarët me një pushkë dhe një pistoletë, duke i vrarë nga distanca të afërta për shkak të hakmarrjes. “Motivi ishte gjesti ofendues i viktimave me sa duket të kryer gjatë vjedhjes, të cila kishin lënë një vibrator në shtratin e prindërve të vëllezërve italianë”.

Policia shtoi në deklaratë: -“Dy muaj më parë Policia Kombëtare Spanjolle mori informacion nga homologët e tyre italianë se shtetasi i lartpërmendur ndodhej në  provincën e Barcelonës, puna intensive e hetuesve u mundësoi  atyre të zbulojnë se vendndodhjen e strehimit të tij. Ai fshihej në një adresë në Sabadell duke përdorur një dokument të falsifikuar italian. Më vonë u zbulua se ai ishte duke shkuar në një klub kanabisi për të konsumuar drogë. U gjurmua dhe u arrestua në Sabadell me dokumentacionin e tij të rremë dhe 2,100 euro në xhep.” Archinito tani përballet me depërtimin në atdheun e tij pas një seance ekstradimi në një gjykatën e Madridit.

Përkthehu: Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …