Shtëpia / Aktualitet / Vrau 8 kushërinjtë pas sherrit për pulat, Prokuroria jep pretencën

Vrau 8 kushërinjtë pas sherrit për pulat, Prokuroria jep pretencën

 “Burg i përjetshëm’, është masa e dënimit që Prokuroria ka kërkuar për Ridvan Zykajn, të riun që vrau 8 kushërinjtë e tij në Selenicë të Vlorës.

Ai në fshat ai njihej si tepër “nevrik”, për shkak të sherreve të vazhdueshme që bënte me të tjerët. Në kohën kur u la në arrest me burg prokurori Sajmir Smaka i vuri në dispozicion gjykatës provat dhe dëshminë e të arrestuarit. Në atë kohë, edhe gjatë marrjes në pyetje nga prokurori, i riu ka qenë krejt i ftohtë dhe nuk ka shfaqur në asnjë moment pendesë.

“I vrava se ata më akuzonin për grabitjet e pulave. Më akuzonin shpesh. Kemi pasur edhe konflikte të tjera edhe më përpara, pikërisht për këtë fakt. Ata vazhdimisht më akuzonin vetëm mua për grabitjet. Edhe më përpara kemi pasur konflikte, jo vetëm para vrasjes”, është shprehur 24-vjeçari gjatë marrjes në pyetje nga prokurori.

Ndonëse askush nga të afërmit nuk i ka çuar ndërresa dhe as ka shkuar ta shohë në qeli, dje autori i vrasjes është paraqitur me bluzë tjetër nga sa ishte në momentin e arrestimit. Ai kishte veshur një bluzë të bardhë, të cilën siç, mësohet ia kanë dhënë efektivë të Policisë së Vlorës.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …