Shtëpia / Aktualitet / Zjarr në kodrat e Patosit, rrezikohen puset e naftës dhe disa banesa

Zjarr në kodrat e Patosit, rrezikohen puset e naftës dhe disa banesa

Zona e njohur si “Ofiçina” në kodrat e Patosit është përfshirë mesditën e sotme nga një zjarr masiv, që ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, shumë pranë puseve të naftës të Albpetrol dhe disa shtëpive.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit si dhe Albpetrolit dhe avarishpëtimit.

Mësohet se janë lokalizuar flakët, por ato favorizohen edhe nga era në zonë duke rrezikuar riaktivizimin e vatrës së zjarrit.

Fikja e zjarrit bëhet e vështirë edhe për shkak të terrenit të thyer. Është kërkuar ndërhyrja e forcave të tjera për të evituar përhapjen e flakëve.  Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe efektivë të policisë.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …