Shtëpia / Politika / 21 janari/ Sherr me Fevizun: Gënjen, gënjen! Balla kapet “mat” me një video

21 janari/ Sherr me Fevizun: Gënjen, gënjen! Balla kapet “mat” me një video

Momente tensioni dhe një “sherr” i paprecedentë midis drejtuesit të emisionin “Opinion”, Blendi Fevizu dhe kreut të Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është shënuar mbrëmjen e djeshme.

Tonet u ngritën, pasi Balla kujtoi protestën me 4 viktima të 21 janarit 2011, kur nisi të flasë për protestën e 16 shkurtit.

Balla iu drejtua me ironi Fevziut duke i thënë se pamjet që transmetoi në emisionin e tij asokohe ishin realisht shumë të sakta.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=WHKPOsdFJDg?feature=oembed&w=640&h=360]

“E mbaj mend emisionin tuaj në atë kohë sa i drejtë ka qenë”, tha Balla.

Por kaq mjaftoi që moderator i njohur të shpërthente, duke reaguar ashpër kundër kreut të Grupit të PS.

“Gënjen! Gënjen! Gënjen! Në atë emision nuk janë transmetuar pamje”, tha Fevziu, duke kërkuar që të futen reklamat ndërsa u duk që debati me Ballën vijonte.

Pas reklamave, moderatori tha se ishte i gatshëm ta transmetonte të plotë emisionin e bërë për 21 janarin, për të cilin kishte pasur reagime kur e kishte ritransmetuar në 2016-ën.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=BjKVppZFEK0?feature=oembed&w=640&h=360]

Më pas Fevziu transmetoi pjesë nga emisioni i bërë në 21 janar, duke e “kapur mat” Taulant Ballën në gënjeshtër. Fakti që Balla ngeli i shtangur nga veprimi i moderatorit të “Opinion” u duk qartë nga mimika në fytyrën e tij.

“Ku ka ndonjë pasaktësi në këtë mes. Ku ishte inkoherenca?”, tha Fevizu.

Balla e anashkaloi duke u shprehur: “Ky televizion nuk ka qenë i drejtë me ngjarjen në atë kohë”, por Fevziu këmbënguli se emisioni i tij ka trajtuar ngjarjen të plotë.

DEBATI:

Taulant Balla: E mbaj mend emisionin tuaj në atë kohë sa i drejtë ka qenë.

Blendi Fevziu: Më fal, më fal… Si ka qenë?

Taulant Balla: Nuk ka qenë i drejtë…

Blendi Fevziu: Pse? Do të ta vë emisionin këtu… Do më kërkosh falje pastaj.

Taulant Balla: Për pamjet që u transmetuan…

Blendi Fevziu: Jo ne nuk kemi transmetuar pamje… Po gënjen!

Pas reklamave Blendi Fevziu ia ka treguar kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla emisonin e 21 janarit.

Blendi Fevziu: Ku ka ndonjë pasaktësi në këtë pjesë? Mund ta ndjekësh deri ën fund përveç që janë 5 të ftuar që thonë opinionet e tyre. Ku ishte mos korrektesta?

Taulant Balla: Spepse ky televiizon këtu ishte i vetmi që nuk nuk trasmetoi pamjet e vërteta të Ziver Veizit.

Blendi Fevziu: Këtu nuk jam i sigurt , por në trasmetim po ta vazhdojë emisionin i ke pamjet. Do ta vazhdojë me tutuje.

Taulant Balla: Të jemi serioz…

Blendi Fevziu: Si nuk jemi serioz, ne e kemi përpara…

Blendi Fevziu: Si nuk jemi serioz, ne e kemi përpara… Rama po të flet, ja ku e ke.

Taulant Balla: Ajo që po të them unë është se në cdo rast nuk ka krahasim me atë…

Blendi Fevziu: Jo jo më thatë që keni transmetuar pamje ndryshe në 21 janar. Tani e dëgjuat live me gjithë shqiptarët. Do ta shikosh vrasjen e Ziver Veizit, se e kam.

Taulant Balla: Nuk e ke…

Blendi Fevziu: Nuk e kam? E kam në këtë emision. Në fund të pjesës së parë. Do rrimë këtu ta shikojmë.

Taulant Balla: Pamjet e vrasjes u transmetuan në një tjetër televizion.

Blendi Fevziu: Ne i kemi marrë nga News 24 dhe i kemi transmetuar.

Blendi Fevziu: Po ta nxjerr që të bindesh. Nuk mund të bësh një akuzë e pastaj ta kalosh. Sepse unë jam këtu. Ja ku e ke vrasjen, tani është diskutim në studio. Tani jeni i bindur që e kam nxjerrë?

Taulant Balla: Zoti Fevziu…

Blendi Fevziu: Vetë e provokuat këtë debat, ja ku i keni faktet!

Shiko dhe këto

Erjon Braçe reagon për kopertinën e Ditës: Ka beteja qe nuk bëhen me telefon, por bëhen me zë dhe publikisht

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me kopertinën e sotme të Ditës …