Shtëpia / Show Bizz / A ka bërë operacione plastike Cristiano Ronaldo

A ka bërë operacione plastike Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë të planetit. Shumë shaka bëhen në lidhje me pamjen e sulmuesit të Juventusit , por a ka bërë ai kirurgji plastike që të duket sa më mirë të jetë e mundur?

Nuk është sekret që Ronaldo kujdeset për pamjen e tij, po aq sa i pëlqen të shënojë gola. Vetë-admirimin e tij e ka shfaqur edhe publikisht.  Një histori e tillë i tregua edhe nga ish-sulmuesi i Anglisë, Peter Crouch pasi Rio Ferdinand i kishte treguar rreth CR7, kur ai ishte tek Manchester United.

“Rio Ferdinand më tregoi se si Cristiano Ronaldo qëndronte para pasqyrës i zhveshur, duke e drejtuar dorën tek flokët dhe thoshte:- ‘Uau, jam kaq i bukur!’”, tha Crouch për Daily Mail.

“Lojtarët e tjerë të United përpiqeshin ta mposhtnin atë, duke thënë:-” E cfarë pastaj?! Leo Messi është një lojtar më i mirë se ti “.

Ai shtrëngonte shpatullat dhe buzëqeshë përsëri:-” Po, por Messi nuk duket kështu.”

Duke folur për “The Sun”, në vitin 2016, kirurgia kozmetike Alex Karidis shikoi transformimin e Ronaldos që kur ai ishte 18 vjeç në 2003. “Duket sikur ai ka pasur botoks rreth syve dhe ballit. Lëkura e tij tani është pothuajse pa rrudha”, tha ekspertja.  Karidis vazhdon të thotë se ai mund të ketë pasur mbushës në një moment për ta bërë lëkurën të duket më mirë. “Plotësuesit zhyten në një zonë ku koha ka thelluar linjat, të tilla si linjat e buzëqeshjes rreth gojës. Fytyra e Ronaldos është e qetë tani, e cila mund të jetë për shkak të mbushësve që injektohen në formë fluide në lëkurë”.

Kirurgia gjithashtu spekuloi se Ronaldo mund të ketë bërë ndërhyrje tek hunda, por thotë se kjo mund të jetë edhe një përparim i natyrshëm. “Është e mundur që ai ka pasur një ndryshim në majë të hundës, edhe pse nuk është drastik. Hunda e tij duket më e vogël se ajo e dhjetë viteve më parë, por kjo mund të jetë vetëm zhvillimi i fytyrës së tij “.

Gazeta Shqip

 

Shiko dhe këto

Almeda Abazi merr dhuratën super luksoze nga aktori i famshëm turk (FOTO)

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar në mediat shqiptare …