Shtëpia / Aktualitet / Abuzimet me tenderat e MD, prokuroria merr në pyetje Ylli Manjanin

Abuzimet me tenderat e MD, prokuroria merr në pyetje Ylli Manjanin

Ish-ministri i Drejtësisë në kohën e koalicionit PS-LSI, Ylli Manjani është marrë dje në pyetje në Prokurorinë e Tiranës. Manjani është pyetur në lidhje me dosjen e abuzimit me tenderat e dikasterit që ka drejtuar.

Manjani është pjesë e një hetimi, në saj të së cilit disa javë më parë u vunë nën masë sigurie, 11 zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, pas dyshimeve për abuzim me 5 tenderë të dhënë në periudhën 2016-2017.

Kallëzimi penal është bërë nga Ministria e Financave, pas auditit financiar të kryer. Përveç Manjanit, Prokuroria pritet të marrë edhe dëshminë e Petrit Vasilit dhe Gazmend Bardhit, ndërsa është duke u verifikuar përgjegjësia e tyre.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …