Shtëpia / Politika / Çfarë do të thotë data gabim tek dokumenti i dorëheqjes së Kryemadhit?

Çfarë do të thotë data gabim tek dokumenti i dorëheqjes së Kryemadhit?

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka firmosur pasditen e sotme lënien e mandatit. Ky veprim vjen pas vendimit së LSI-së për t’ju bashkuar thirrjes së PD-së për lënien e mandateve.  Në arsyetimin e dorëzimit të mandatit, Kryemadhi thotë se ka marrë  këtë vendim pasi vendi ndodhet në një emergjencë kombëtare. Por ajo që ngre dyshime në dokumentin e zonjës Kryemadhi është data që ajo ka vendosur. Dorëheqja e saj si deputet e Kuvendit të Shqipërisë është firmosur më 20 Prill 2019, ndërkohë që sot është data 20 shkurt 2019. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë gabim, apo prapa kësaj fshihet ndonjë skenar. Kjo mbetet për tu parë në ditët në vijim. Dokumenti është publikuar nga LSI menjëherë pasi Kryemadhi e firmosi.

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …