Shtëpia / Politika / Deputeti i PD: Qytetarët erdhën me lule në protestë, u dhunuan nga policia

Deputeti i PD: Qytetarët erdhën me lule në protestë, u dhunuan nga policia

Deputeti i PD, Endri Hasa, i cili edhe ai ka dorëzuar mandatin tha se skenarin e protestës do ta vendosin qytetarët. Të njëjtën deklaratë, deputetë të opozitës e kanë bërë edhe përpara protestës së 16 shkurti, përpara Kryeministrisë.  I ftuar në studion e lajmeve të Ora Neës, deputeti Hasa tha se opozita iu përgjigj kërkesës së sovranit. Duke folur për protestën e 16 shkurtit, Hasa akuzoi policinë se kishte thyer paraprakisht xhamat e kryeministrisë për të laguar protestuesit.

“Policia kishte thyer paraprakisht xhamat e Kryeministrisë për të lagur me gaz dhe me lëndë kimike protestuesit. Erdhën me lule në protestë dhe u dhunuan nga policia.

Skenarin e komandon populli. Ne jemi bashkë me popullin. E dorëzuam mandatin dhe jemi një me qytetarët. Jemi  në krah të tyre dhe vendimmarrja do të jetë bashkë me ta”, tha ai.

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …