Shtëpia / Politika / Djegia e mandateve, Ruçi: Një opozitë që vritet politikisht, i bën vendit dëm të madh

Djegia e mandateve, Ruçi: Një opozitë që vritet politikisht, i bën vendit dëm të madh

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi doli sot përpara mediave për të folur rreth vendimeve ekstreme që ka marrë opozita. Ai e ka cilësuar situatën si mjaft acaruese dhe negative për Shqipërinë në sytë e botës. “Po ndjekim me vëmendje politike të kolegëve të opozitës pas protestës dhe vendimet e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe LSI-së për djegien e mandateve.

Po ndjek vendimin e opozitës për përgatitjen e protestës së “21 shkurti pranë sallës së Kuvendit,  në të njëjtën orë dhe datë në zhvillimin e seancës plenare. Mendoj se një opozitë që vritet politikisht, i bën vendit një dëm shumë të madh”, tha Ruçi.

Kreu i Kuvendit, foli edhe për pamjen e shëmtuar përpara Kryeministrisë që bën xhiron e botës. Sipas tij protesta e dhunshme nuk i bën mirë vendit dhe se turistët stepen.

“Jemi dëshmitarë të një momenti të acarimit politik që i ka kushtuar vendit. Pamjet e trishtueshme para Kryeministrisë bënë xhiron e botës. Kush nuk na do të mirën fërkoi duart. Kush na mbështet është ndjerë keq. Kush ka bërë plane për të bërë pushime ne Shqipëri është stepur. Duke pasur parasysh historinë e afërt jo gjithçka ishte për ta hedhur poshtë. Janë për tu përshëndetur ata qytetarë që protestuan paqësisht. Janë për tu përshëndetur Policia dhe Garda. Qëllimi i nxitësve të dhunës nuk u përmbush”, tha ai.

“Djegia e mandateve dhe një opozitë që vetëvritet politikisht, por i bën dëm edhe vendit. Vendimi i  opozitës është kamikazllëk që hedh në erë të zotët e punës, por dhe tërë politikën. Ultimatumet nuk janë demokratike, pushteti nuk merret në tavolinë”, tha ai.

Shiko dhe këto

Erjon Braçe reagon për kopertinën e Ditës: Ka beteja qe nuk bëhen me telefon, por bëhen me zë dhe publikisht

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me kopertinën e sotme të Ditës …