Shtëpia / Aktualitet / Donika Prela, mes 5 emrave që kandidojnë për pjesë të SPAK-ut

Donika Prela, mes 5 emrave që kandidojnë për pjesë të SPAK-ut

Dita e nesërme, 21 shkurti, është afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve për strukturën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ndërsa sot kanë aplikuar edhe pesë prokurorë të tjerë, mes tyre edhe drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Më herët, kanë aplikuar për të qenë pjesë e SPAK edhe katër prokurorë të tjerë. Aplikimet janë dorëzuar nga prokurori i Apelit Tiranë, Altin Dumani, prokurorja e Durrësit, Enkeleda Osmani (Xhengo) dhe prokuroret e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Elida Kackini (Celami) dhe Enkeleda Millonai.

Për të qenë pjesë e SPAK janë në dispozicion 15 vende, ndërkohë që krahas prokurorëve të sotëm, kanë dorëzuar më herët kërkesën edhe 14 të tjerë.

Ata janë, Arben Kraja, Anton Martini, Besnik Muçi, Behar Dibra, Besim Hajdarmataj,

Dritan Prençi, Dolorez Musabelliu, Eneid Nakuçi, Edvin Kondili, Eugen Beci, Klodian Braho, Shkëlzen Cena, Vladimir Mara dhe Fatmir Hoxhaj.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …