Shtëpia / Aktualitet / Dosja “Habilaj”, zgjaten me 3 muaj të tjerë hetimet për Jaeld Çelën

Dosja “Habilaj”, zgjaten me 3 muaj të tjerë hetimet për Jaeld Çelën

Prokuroria për Krime të Rënda ka zgjatur sërish edhe me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Cela.

Në fakt, afati mbyllej sot, ndërsa disa ditë më parë Gjykata rrëzoi kërkesën e tij, për mbyllje të hetimeve.

Një seancë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi kërkesën e ish-shefit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i dyshuar si garantues i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës.

Pak dite më parë nga arratia, përmes avokatit Çela, ai ankimoi zgjatjen e fundit të prokurorisë, afat i cili përfundon në 18 shkurt. Avokati i tij theksoi se kërkon kohë të njihet me provat.

Ish-zyrtari i policisë është shpallur në kërkim bazuar në një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë në nëntor 2017.

Sipas hetimeve, ish-drejtori i policisë ka mbajtur në përdorim 3 numra telefoni, në të cilat rezulton se ka komunikuar me Florian Habilajn dhe Gentian Cekën, që është shoferi i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …