Shtëpia / Politika / Habit Kryemadhi: Jam gati të shkoj në burg, vetëm të kthehen 400 mijë shqiptarët

Habit Kryemadhi: Jam gati të shkoj në burg, vetëm të kthehen 400 mijë shqiptarët

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka habitur me deklaratën e bërë mbrëmjen e djeshme. E ftuar në emisionin “360 Gradë” ajo ka thënë se më mirë Rama ta fusë atë në burg për politikë, por 400 mijë shqiptarët të kthehen në vend.

‘Më mirë të më fusin mua në burg Edi Rama për politikë, por ama vetëm të kthehen 400 mijë shqiptarë. Më mirë le të më fusë mua në burg dhe le t’i hapë ato 300 mijë vende të reja pune. Më mirë le të më fusë mua në burg, po të ulet çmimi i energjisë. Më mirë të le të më fus mua në burg por le të kthejë ato paratë e Unazës së Re.

Më mirë le të më fus mua në burg se sa vajzat e dhe fëmijët e shqiptarëve përdhunohen në burg. Ç’më duhet mua lira ku pensionistët vdesin të vetëm në shtëpi se nuk shohin fëmijët e tyre. E çfarë lirie është kjo? Kjo është mallkim. Ky është veprimi më i mirë. Kush nuk e bën është i kapur. Në mos sot, nesër do ta paguaj. Në këtë botë të gjithë do t’i lajmë aty ku na dhemb më shumë’, deklaroi Kryemadhi.

Shiko dhe këto

Erjon Braçe reagon për kopertinën e Ditës: Ka beteja qe nuk bëhen me telefon, por bëhen me zë dhe publikisht

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me kopertinën e sotme të Ditës …