Shtëpia / Politika / Hahn, i shqetësuar për tensionin në rritje qeveri-opozitë

Hahn, i shqetësuar për tensionin në rritje qeveri-opozitë

Pas takimeve me zyrtarë të rëndësishëm të KE-së, ministri i Jashtëm në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakaj është akuzuar edhe me Komisionerin për Zgjerim në Bashkimin Europian, Johannes Hahn.

Ky i fundit i ka shprehur diplomatit shqiptar shqetësimin në lidhje me tensionin në rritje midis qeverisë dhe opozitës. Këtë gjë, Hahn e ka shprehur në “Twitter”, pas një takimi që ka pasur me Cakajn.

“Takim i mirë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj. Unë përsërita se Shqipëria duhet të shfrytëzojë mundësinë që të vazhdojë më tej reformat për të përparuar në rrugën e saj BE. Në mënyrë të barabartë kam shprehur shqetësimin tim të madh në lidhje me tensionet në rritje midis qeverisë dhe opozitës.

Avancimi në rrugën drejt BE duhet të jetë mbi interesin e partisë dhe të përbëjë një qëllim kombëtar për të gjithë”.

https://platform.twitter.com/widgets.js

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …