Shtëpia / Sport / Juvja “minierë ari”, 132 milionë nga shitjet e 9 lojtarëve

Juvja “minierë ari”, 132 milionë nga shitjet e 9 lojtarëve

Alberto Cerri është përfundimisht futbollist i Cagliarit. Sulmuesi ishte transferuar në formë huazimi te kuqeblutë nga Juventusi në fillim të sezonit, por nëse analizon kushtet e kontratës (në bazë të paraqitjeve në fushë) Cagliari është i detyruar blejë për 9 milionë euro, shumë që duhet ta paguajë në tre këste.

Sikurse njofton klubi bardhezi, duke hequr shumën që ka shpenzuar fillimisht klubi bardhezi për këtë lojtar, përfitimi shkon në 8.4 milionë euro.

Në fakt, ky është një lajm i zakonshëm, ndoshta pa shumë rëndësi, por nëse mblidhen të gjitha të ardhurat e Juventusit nga shitja e 9 lojtarëve të rinj e të vjetër, por shumë emër, mes të cilëve Mandragora, Sturaro apo Audero, shuma në total shkon plot 132 milionë euro.

Lojtarët e shitur nga Juvja

Caldara (Milan, 35 milionë)

Tello (Benevento, 3 milionë)

Magnani (Sassuolo, 5 milionë)

Cerri (Cagliari, 9 milionë)

Benatia (Al Duhail, 10 milionë)

Orsolini (Bologna, 12 milionë)

Sturaro (Genoa, 18 milionë)

Audero (Sampdoria, 20 milionë)

Mandragora (Udinese, 20 milionë)

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …