Shtëpia / Politika / Kryemadhi firmos djegien e mandatit

Kryemadhi firmos djegien e mandatit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka firmosur lënien e mandatit. Ky veprim vjen pas vendimit së LSI-së për t’ju bashkuar thirrjes së PD-së për lënien e mandateve.  Në arsyetimin e dorëzimit të mandatit, Kryemadhi thotë se ka marrë  këtë vendim pasi vendi ndodhet në një emergjencë kombëtare.

Ndërkohë që pas Kryemadhit edhe deputetët e tjerë të kësaj force politike kanë vijuar të firmosin dorëheqjen e tyre nga mandati i deputetit. Këtë deklaratë nuk e ka firmosur vetëm deputeti, Lefter Koka, i cili e shprehu qëndrimin e tij ditën e djeshme. Duke theksuar se është zgjedhur nga vullneti i popullit, Koka u shpreh se nisma është e  ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Koka shprehet qartë edhe kundër protestave të opozitës së bashkuar ndaj qeverisë, duke theksuar se mandati i tij nuk mund të përdoret asesi për t’i vënë flakën institucioneve shtetërore apo parlamentit shqiptar.

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …