Shtëpia / Aktualitet / Lirimi i Gerd Gjeneralit, pezullohet drejtori i Burgut të Drenovës

Lirimi i Gerd Gjeneralit, pezullohet drejtori i Burgut të Drenovës

“I forti” i Tiranës, Naim Zyberi (majtas) dhe Gerd Gjinarari (Gjenerali)

Ministria e Drejtësisë e ka cilësuar në kundërshtim me kriteret ligjore, vendimin e dhënë vetëm për lirimin e të dënuarit me burg të përjetshëm, Gert Gjinarari (Gjenerali), i dënuar për vrasjen e të fortit të Tiranës, Naim Zyberi.

Në një deklaratë për mediat, Gjonaj tha se do të nisë menjëherë verifikimi i hetimeve nga ana e gjyqtarit që ka dhënë vendimin.

Ministrja ka theksuar se në kuadër të masave të marra është pezulluar nga detyra drejtori i Burgut të Drenovës dhe dy punonjës të tjerë për lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Gert Gjinarari.

Ndërkohe ministrja theksoi se “nga hetimi rezulton se vendimi, pavarësisht se nuk është i formës së prerë, është dhënë në kundërshtim me kriteret ligjore dhe kriteret e kodit penal. Për këtë arsye MD i është drejtuar KLD dhe inspektoriatit duke kërkuar procedim disiplinor për gjyqtarin që ka dhënë vendimin”.

Gerd Gjenerali mësohet se ka lënë burgun e Drenovës në Korçë pak ditë më parë. Dosja e tij, edhe pse ishte dënuar me burgim të përjetshëm është marrë një konsideratë për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar nga ana e gjykatës.

Por si nisi historia e vrasjeve zinxhit mes “të fortëve” të Tiranës pas viteve ’90? Në vitin 1997, pas vrasjes së Ad Topallit, mik i Naim Zyberit, ky i fundit vendosi në shënjestër Fatmir Ramën (Mirin e Xhikes).

Por kur Zyberi shkon dhe troket në shtëpinë e tij, i shoqëruar nga një mik i tij, derën e hap Artur Grori.

Ata i thanë se kërkonin Mirin e Xhikes, por ai u thotë se nuk ishte në shtëpi. Naim Zyberi me shokun e tij nisen për të ikur, por kthehen sërish, duke menduar se Grori do e lajmëronte Fatmir Ramën. Në këtë mënyrë, ata e qëllojnë disa herë me armë, duke e lënë të vrarë dhe largohen.

Pak ditë më pas, vëllai i vetëm i Artur Grorit, Arbeni, i dënuar me burg të përjetshëm, dyshohet se qëllon mbi një të ri, pasi ishte pjesëmarrës në vrasjen e Arturit. Megjithatë, ai nuk do të hiqte dorë, derisa të ekzekutonte Naim Zyberin. Zyberi shkon në Milano, aty ku ndodhej edhe Arben Grori.

Duket se ata po kërkonin njëri-tjetrin. Në një bar në Torino, Grori pikas Naim Zyberin dhe aty pati një shkëmbim zjarri mes tyre. Zyberi plagoset rëndë dhe për këtë arsye iu desh të qëndronte i shtruar në spital për disa kohë. Ndërsa Grori mendohet se kishte marrë disa plumba shkarazi në trup.

Pas kësaj ngjarjeje, Policia italiane e dërgon Naim Zyberin në spitalin “San Paolo” ku ruhej nga dy efektivë. Ka disa versione për ekzekutimin e Zyberit. Sipas të dhënave, dyshohet se ekzekutori ishte veshur si infermier, ndërsa bashkëpunëtori i tij mbante një tufë me lule, ku ishte fshehur pistoleta. Pasi janë futur në dhomën ku qëndronte Zyberi, ka shkrehur pesë plumba mbi të me pistoletë me silenciator. Efektivët e Policisë nuk ndien asnjë zhurme, pasi përveçse arma kishte silenciator, para grykës ishte vendosur edhe një jastëk, duke shuar akoma më shumë zhurmën e armës.

Pasi dalin nga dhoma, autori hedh në koshin e mbeturinave dorashkat plastike. Askush nuk kuptoi asgjë, por më pas karabinierët panë që Naim Zyberi ishte vrarë nën hundën e tyre. Në dorashkat plastike që u gjeten në kosh, Policia fiksoi gjurmë gishtash dhe kampion djerse që pas analizave të ADN-së rezultoi se i përkisnin Arben Grorit. Ndërsa gjatë kryerjes së krimit ishte ndihmuar nga miku i tij, Gerd Gjenerali.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …