Shtëpia / Aktualitet / LSI kërkoi shkarkimin e Arta Markut, KLP mblidhet të premten

LSI kërkoi shkarkimin e Arta Markut, KLP mblidhet të premten

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të mblidhet këtë të premte për të shqyrtuar kërkesën e kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Vasili kërkoi shkarkim dhe ndjekjen penale të Markut pasi, sipas tij, kryeprokurorja përcolli kandidaturën e Bujar Sheshit si kandidaturë që plotëson kriteret për të qenë pjesë e KLP-së, pa pritur përgjigjen e verifikimit mbi integritetin e figurës së tij.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton mbledhjen e gjashtë të këtij institucioni, e cila do të mbahet ditën e premte , datë 22 shkurt 2019, ora 10.00 në sallën e ish-këshillit të Lartë të Drejtësisë. Seanca do të zhvillohet pa praninë e mediave”, thuhet në njoftimin e KLP-së.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …