Shtëpia / Aktualitet / “Mandatet” ndezin alarmin e kuq, ambasadorët ‘pushtojnë’ zyrën e Bashës

“Mandatet” ndezin alarmin e kuq, ambasadorët ‘pushtojnë’ zyrën e Bashës

Vendimi i opozitës së bashkuar për të djegur mandatet parlamentare ka ndezur një dritë të kuqe alarmi për demokracinë në Shqipëri.

Shqetësimin për situatën e krijuar në politikën tonë e ka shprehur hapur BE, nëpërmjet deklaratave të Luigi Sorecas dhe Maja Koçijancic nga Brukseli, ndërsa parlajmërimi më i fortë për deputetët erdhi dje mbrëma nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

Ndërkohë sot ambasadorët e akredituar në kryeqytet kanë nxituar të shkojnë në zyrën e Lulzim Bashës duke “pushtuar” selinë blu.

E para në radhë ka qenë ambasadorja e Gjermanisë Susanne Schütz, e cila ka qëndruar për më shumë se 30 minuta në takim me kreun e opozitës.

Ndërkohë, rreth orës 10:00 në selinë blu ka shkuar ambasadori i BE Luigi Soreca, i cili është takuar me Lulzim Bashën për të diskutuar vendimin për djegie mandatesh.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, Basha pati një takim edhe me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Duncan Norman.

Ditën e protestës, më 16 shkurt, Ambasadori britanik ishte i pari që u bëri thirrje opozitarëve për një protestë paqësore.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …