Shtëpia / Sport / Mbrojtësi i kombëtares lë Kroacinë, transferohet në Letoni

Mbrojtësi i kombëtares lë Kroacinë, transferohet në Letoni

Një aventurë e re për Herdi Prengën që lë futbollin ballkanas, për t’u transferuar në brigjet e Baltikut. Mbrojtësi kuqezi do ta vazhdojë karrierën në Letoni, ku firmosi një kontratë dy vjeçare me opsion rinovimi edhe për sezonin pasardhës, me skuadrën e Rigës, kampionen në fuqi të Letonisë.

Në këtë mënyrë 24-vjeçari që tetorin e kaluar debutoi edhe më Kombëtaren Shqiptare në ndeshjen me Izraelin, lë pas kampionatin kroat ku dy sezonet e fundit ishte pjesë e Inter Zapresiç ndërsa më parë i përkiste Lokomotivës së Zagrebit, për të nisur një eksperiencë krejtësisht të re në karrierën e tij.

Te Inter Zapresiç Prenga kishte regjistruar 13 prezenca në këtë sezon, duke rënë në sy të emisarëve të klubit letonez, që ia doli me sukses të fitojë shërbimet e mbrojtësit, te i cili beson shumë. FC Riga është kampionia në fuqi e Letonisë, titull që synon të ruajë edhe në sezonin e ardhshëm, që në ish Republikën Sovjetike nis pas pak javësh, në fillimin e muajit mars.

Për Prengën, përtej aspektit ekonomik, në planin sportiv aventura e re ofron mundësinë për të luajtur në një skuadër që ka ambiciet maksimale në kampionatin vendas dhe njëkohësisht i jep mundësinë për të spikatur edhe në kompeticionet europiane.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …