Shtëpia / Aktualitet / Merrte lekë për ”Kemp-in”, policia ndalon mjekun pas denoncimit në “Fiks Fare”

Merrte lekë për ”Kemp-in”, policia ndalon mjekun pas denoncimit në “Fiks Fare”

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në shëndetësi, ku një doktor në qytetin e Gramshit ka marrë 30 mijë lekë ryshfet për t’i dhënë “Kemp”-in një të paralizuari.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në zbatim të urdhrit të Prokurorit, bënë ndalimin e 60-vjeçarit Çaush Zogu, me detyrë mjek neuro-psikiatër në Spitalin e Gramshit, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Me zë dhe figurë, emisioni investigativ Fiks Fare faktoi se doktori neurolog, Çaush Zogu mori ryshfetin dhe i premtoi djalit të të paralizuarit se do t’i plotësonte dokumentet.

I moshuari është prej 6 muajsh në gjendje të rëndë. Ai komunikon me gjeste me familjarët. Doktori neurolog i Gramshit, Çaush Zogu e pranon se pacienti është në gjendje të rëndë, e duke përfituar nga kjo situatë, i kërkon djalit të tij 30 mijë lekë vetëm për të shpejtuar dokumentet në Tiranë dhe Elbasan.

Ndalimi i tij u bë pas pamjeve filmike të transmetuara në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku mjeku i ka marrë shtetasit A.S, shumën prej 30.000 lekë me premtimin e dhënies së KEMP-it, për babain e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet të mëtejshme.

T.CH

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …