Shtëpia / Ndryshe / Kuriozitete / Mjekët “i vdiqën” burrin kur e operuan, e veja do 650 mijë paund dëmshpërblim

Mjekët “i vdiqën” burrin kur e operuan, e veja do 650 mijë paund dëmshpërblim

Një histori e çuditshme ka qarkulluar sot në mediat britanike. E veja e një burri që u dëmtua në tru dhe vdiq pas një ndërhyrje mjekësore që nuk shkoi aq mirë sa ishte parashikuar, ka kërkuar në gjykatë 650 mijë paund dëmshpërblim.

Cara Finnegan kërkon dëmshpërblim për shokun nervor që ka pësuar familja dhe aryseja më e rëndësishme sipas saj është humbja e jetës seksuale që ajo kishte me burrin, që e kishte dashuruar prej kohës kur ishte adoleshente.

Hubby Jamie Finnegan, baba i katër fëmijëve vdiq vitin e kaluar pasi u la i dëmtuar në tru nga një procedure mjekësore e shkuar keq gjashtë vjet më parë në Spitalin e Brisbane, në Australi.

Mamaja e Jamie, mbështet kërkesën e nuses së saj pasi pretendon se mjekët s’mund të bënin shaka me vlerë miliona euro kur kishin djalin e saj në shtrat.

Ajo tha: “Nëse flasim drejtë dëmshpërblimi duhet të jetë 3 milionë euro. Ajo i ka rritur ata katër fëmijë vetë, s’ka marrë ndonjëherë para për të rritur ato fëmijë”.

Familja deri më tani ka marrë  5.5 milionë paund dëmshpërblim pas vdekjes së Jamie. Nëna e tij Daphne tha se 80% e kësaj  shume është ruajtur në bankë dhe po mbahet për fëmijët e tij kur ata të jenë 25 vjeç.

Familja është e zemëruar për mënyrën se si janë trajtuar dhe tani po bëjnë kërkesë të re. Një tjetër pretendim nga familja ishte nga vëllai i Jamiet, i cili tha se kishte marrë metamfetaminë pas vdekjes së tij për të përballuar humbjen e vëllait.

Shiko dhe këto

“Isha punëtori i saj”, modeli shqiptar tregon si u dashurua me miliarderen kineze (FOTOT)

Rolando Lekaj është modeli shqiptar që jeton prej 8 vitesh në Kinë. Ai është i martuar me …