Shtëpia / Ndryshe / Kuriozitete / NASA zbulon një hënë te re

NASA zbulon një hënë te re

Shkencëtarët kanë gjetur një hënë krejtësisht të re në sistemin tonë diellor. Objekti i ri, i quajtur Hippocamp, është zbuluar duke lundruar rreth Neptuni. Është hëna më e vogël e planetit dhe sillet shumë çuditshëm dhe ajo mund të hedhë  dritë mbi atë se si u formua hëna e parë. Hippokcamp-i ishte kapur tashmë në imazhet e mëparshme të planetit të afërt. Por aftësitë teknike të astronomëve nuk ishin të mjaftueshme për të parë atë, dhe vetëm tani hëna e vogël është vërejtur dhe kataloguar.

Kur anija “Voyager 2”,  fluturoi përtej Neptunit në vitin 1989, zbuloi gjashtë pika të vogla që orbitonin planetin. Secili prej tyre është shumë i vogël, dhe shumë më i ri se Neptuni. Deri më tani numri i hënave që orbitojnë rreth Neptunit ka shkuar në 14.
Zbulimi i ri u bë falë përdorimit të teknikave të fundit të përpunimit të imazhit teknik, duke lejuar astronomët të shohin hënën e brendshme pavarësisht nga shpejtësia në të cilën ajo orbiton rreth Neptunit. Kur u mor fotografia e parë që përfshinte Hippocamp në vitin 2004, shkencëtarët nuk ishin të aftë që të zbulonin objektin e vogël që lëvizte me shpejtësi rreth Neptunit.

 

Shiko dhe këto

“Isha punëtori i saj”, modeli shqiptar tregon si u dashurua me miliarderen kineze (FOTOT)

Rolando Lekaj është modeli shqiptar që jeton prej 8 vitesh në Kinë. Ai është i martuar me …