Shtëpia / Rajoni / “Nëse Serbia e njeh Kosovën, do ta bëjë edhe Bosnja”

“Nëse Serbia e njeh Kosovën, do ta bëjë edhe Bosnja”

Lideri i SAD, Bakir Izetbegoviç ka deklaruar se në rast se Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës, të gjithë radarët do të kthehen nga Bosnja e Hercegovina.

Izetbegoviç, gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” ka komentuar zhvillimet e fundit në relacionin Beograd-Prishtinë, por edhe raportet e Bosnjës e Hercegovinës me Kosovën.

Sipas tij, e vetmja lidhje mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës është: “E njëjta anë ka shkaktuar dhunë ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe boshnjakëve në Bosnje”.

“Ndaj kësaj nuk duhet të heshtim dhe duhet ta kujtojmë kur fillojnë të tërhiqen paralele. I kanë vendosur njerëzit në trena në Kosovë dhe janë munduar ta kthejnë bosh. E dimë se çfarë ka ndodhur në Bosnje e si kishte kulmuar gjenocidi. Problemet i fillojnë ata, sërish nga Beogradi”, theksoi ai.

Izetbegoviç ka theksuar se në rast se Serbia e njeh Kosovën, të gjithë radarët do të kthehen nga Bosnja e Hercegovina. “Me propagandë do të bëhet gjithçka. Ky do të jetë problem në Serbi nëse ndodh, por nuk e di nëse do të ndodh. Do të ketë apetite ndaj Bosnjës e Hercegovinës e presioni do të jetë i madh edhe nga Banjalluka”, theksoi ai.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

E ardhmja e Kombit/ Rudina Hajdari: Pas numërimit, thashë stop! Më flihej gjumë

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke zbuluar veprimin e parë …