Shtëpia / Aktualitet / Ngjarja e dytë në Rinas, ja si u thye xhami i blindit

Ngjarja e dytë në Rinas, ja si u thye xhami i blindit

Në 9 Shkurt të vitit 2017, ekonomistët e Bankës Kombëtare tregtare, vendosin të nisin jashtë vendit një shumë parash pasi vlerësuan nivelin e valutës gjendje. Sipas procedurës, kompania e sigurisë “Jaguar” merr e-mailin e koduar dhe blindi i saj me mjetin shoqërues nisen drejt bankës ku marrin 8 thasë me para. “Pjesa më e amdhe e këtyre grabitjeve, janë profesionale, ndodhin me informacion nga të brendshmit”, tha Elvin Meka ekspert ekonomie.

Rreth orës 12:00 dy automjetet e “Jaguar Security” janë nisur për në Rinas. Pasi makinat e blinduara janë futur në rrugën e Rinasit, mes tyre është futur një fuoristradë që fillimisht i ka bllokuar rrugën makinës shoqëruese dhe më pas ka dalë pas saj. Në ato momente, një tjetër fuoristradë i ka prerë rrugën blindit me shuma monetare duke e përplasur. Skema, ishte e njëjtë si ngjarja e vitit 2015. Autorët ishin 5 persona. Tre prej tyre neutralizuan policët privatë të armatosur në mjetin shoqërues ndërsa dy të tjerët sulmuan blindin e parave. Ata, thyen me çekiç xhamin duke detyruar punonjësit e blindit të dalin jashtë. Me anë të një guri fresibël, grabitësit kanë hapur kasafortën dukë marrë nga aty thasët me para’.

“Brenda një kasaforte ka lëndë të tilla kimike që e bëjnë të papërdorshme vlerën monetare që do e marre elementi keqbërës, pra, një sërë elementësh që bëjnë të mundshme dëshifrimin elementin keqbërës”, tha Veli Myftari ish drejtor i Policisë. Si në këtë rast dhe në dy grabitjet e tjera, masat nuk kanë qenë në nivelin e kërkuar dhe grabitësit kanë ditur të shmangin shpërthimin e kësaj lënde e cila vendoset në tufat e parave.

Autorët largohen drejt urës së Sharkës ku u vënë flakën dy mjeteve tip “Jeep” dhe “Chevrolet”. Aty, vihet në skenë një mjet i tretë. Pas disa ditësh, policia e arreston Fatjon Xhyliun i cili i vendosur përballë disa provave kundër tij, detyrohet të pranojë implikimin. Atij iu sekuestruan në banesën e tij në fshatin Ngurrëz në Lushnje 4800 Euro dhe 2860 paundë. Këto ishin gjithçka që iu gjet nga shuma prej 100 mijë eurosh, që mendohet se ai ka përfituar nga grupi i grabitësve. Njëri pas tjetrit, arrestohen Neim Avdylaj, Dash Kupa, Ernest Kupa, Ditjon Memlika, Admir Çerpja, Dritan Sinani dhe Aleksandër Murataj.

“Pjesë e këtij grupi janë persona të tjerë të paidentifikuar”, tha Klodiana Lala. Gjatë aksionit, shtetasit Neim Avdylaj iu sekuestruan 136 mijë Euro, rreth 12 mijë USD, 2400 dollarë kanadez, 3 mijë dollarë australiane, dhe 2.000 paund. Ndërkohë 10 mijë euro iu bllokuan vëllait të tij. Këto para, ishin fshehur në dy tenxhere presioni të groposura në një ullishte në fshatin Karbunarë të Vlorës, vendlindja e ish-komandos.

Vetëm kaq para janë rikuperuar nga 3 grabitjet, me vlerë 7 milionë euro. Grupi i përbërë nga 9 persona, kishte organizim të një niveli të lartë. Admir Nikaj Murataj ishte koka ndërsa si organizator është identifikuar Admir Çerpja. Fatjon Xhyliu dhe ish-komandoja Neim Avdylaj ishin informatorët për lëvizjet e parave. “Duket që aksioni kriminal ishte pjekur në atë mënyrë nga njerëz profesionistë”, tha Veli Myftari.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …