Shtëpia / Politika / Përfundimtare, Basha: Djegim mandatet, i bindemi sovranit

Përfundimtare, Basha: Djegim mandatet, i bindemi sovranit

Partia Demokratike mblodhi pasditen e sotme Këshillin Kombëtar për të marrë vendimin përfundimtar për djegien mandateve. Ndërkohë, një situatë e pazakontë është krijuar në oborrin para selisë blu, ku janë mbledhur qindra mbështetës të PD-së, të cilët lëshojnë herë pas here thirrje pro Bashës. Me propozim të kryetarit të PS-së Lulzim Basha, grupi parlamentar i tha ‘po’ djegies së mandateve parlamentare dhe tashmë pritet vendimi përfundimtar nga Këshilli Kombëtar. Prej së dielës kur Basha anonçoi propozimin e tij, ka zhvilluar një sërë takimesh si brenda forumeve të PD ashtu edhe me aleatë. Në përfundim të takimit, Basha doli përpara ,mediave ku njoftoi vendimin e marrë në mënyrë unanime.

“Në këtë 20 shkurt 2019, 28 vite pas rrëzimit të diktaturës më të egër që ka përjetuar Europa, shqiptarët do të kenë në krahun ë e tyre Partinë Demokratike. Njerëzit tanë do të jenë në krah të qetarëve, si qytetarë të thjeshtë për të vendosur që kurrë më në Shqipëri të mos vendoset një rrëgjim tjetër diktatorial.

Kurrë më që Kushtetua dhe ligjet, mos të shkelen e dhunohen siç kanë ndodhur në këto 5 vite qeverisje të korruptuar, që vendit t’i kthehen zgjedhjet e lirshme dhe Parlamenti të jetë tempulli i demokracisë. E hedhim këtë hap sepse kemi shteruar çdo mundësi tjetër për t’i kthyer legjitimitetin institucioneve shtetërore. Pas urdhrit të sovranit të së shtunës së kaluar, nuk kemi asnjë rrugë tjetër dhe zgjedhim t’i bindemi sovranit, popullit”, tha Basha.

 

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …