Shtëpia / Politika / Protesta e nesërme e opozitës, Soreca: Shmangni dhunën

Protesta e nesërme e opozitës, Soreca: Shmangni dhunën

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca e ka cilësuar ditën e nesërme si të rëndësishme. Pas takimit me Lulzim Bashën në zyrën e tij të fundit, Soreca, duke iu referuar protestës së nesrëme, tha se shpreson që ajo të mos jetë e dhunshme.

“Fola me secilin dhe është mjaft e rëndësishme për të ndarë këto pozicione. BE ka qenë mjaft i qartë, i kemi shpjeguar liderit të PD dhe pozicionin tonë. Është e rëndësishme për të folur dhe diskutuar. Nesër është një ditë e rëndësishme, presim që të mos jetë e dhunshme, procesi demokratik duhet të prevalojë”.

Të martën e 19 shkurtit, Basha priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman.

Po dje Ambasada amerikane në Tiranë u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos pranojnë djegien e mandateve të tyre, duke theksuar se një vendim i tillë minon parimet bazë të demokracisë.

 

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Erjon Braçe reagon për kopertinën e Ditës: Ka beteja qe nuk bëhen me telefon, por bëhen me zë dhe publikisht

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me kopertinën e sotme të Ditës …