Shtëpia / Politika / Protesta e opozitës përpara Kuvendit, Ruçi anulon seancën plenare

Protesta e opozitës përpara Kuvendit, Ruçi anulon seancën plenare

Referuar situatës acaruese politike dhe protestës që pritet të organizohet nga opozita e bashkuar, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se anulon zhvillimin e seancës. Sipas tij, nuk është normale që opozita të kërcënojë parlamentin dhe të organizohet për ta dhunuar atë. “Ultimatumet nuk janë demokratike. Pushteti nuk merret në tavolinë dhe populli nuk është një turmë që vjen në protestë, por është tërësia e qytetarëve që na gjykojnë dhe mandatojnë me votë.

Që opozita të dojë karriget e qeverisë për mua kjo është normale. Për mua është normale që opozita të kërkojë zgjedhje të parakohshme duke mos pritur ato normale. Por që opozita të synojë pushtetin në tavolinë dhe për këtë të hedhë në erë rrugët e jetës demokratike, kjo për mua nuk është normale. Si mundet që opozita të  kërcënojë Parlamentin dhe të organizohet për ta dhunuar atë? Si mundet opozita të braktisë detyrën dhe të lerë zgjedhësit e saj pa zë në Parlament? Si mundet që opozita ta zhvillojë debatin në rrugë.

Si kryetar i Kuvendit dhe si dikush që kam parë shumë në atë çati duhet të them sot se opozitë më të garantuar për lirinë e shprehjes se kjo e sotmja nuk ka pasur. Prej 5 vite e gjysmë kjo opozitë ka pasur atë që opozita e dikurshme luftoi 4 vjet e gjysmë e nuk e mori dot. Prej 1 viti e gjysmë kjo opozitë ka konsumuar akte të pandodhura më parë në Sallën e Kuvendit”, tha Ruçi.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …