Shtëpia / Politika / Protesta e opozitës, shtyhet seanca plenare në Parlament

Protesta e opozitës, shtyhet seanca plenare në Parlament

Protesta e opozitës e paralajmëruar të enjten në ora 10:00, përpara Parlamentit është vendosur të shtyhet.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka anuluar seancën plenare të së enjtes, për shkak se pranë Kuvendit opozita ka thirrur një protestë.

Një vendim ky i kryeparlamentarit, për të shmangur incidente të mundshme dhe dhunë si në 16 shkurt te godina e Kryeministrisë.

Në orën 17:00, kryeparlamentari Ruçi ka njoftuar një konferencë me gazetarë. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci ka shqyrtuar disa mundësi, nga shtyrja e seancës për një orë apo ditë tjetër, tek zhvendosja e saj në kryesinë e Kuvendit, e deri tek anulimi fare i saj. Ruçi do ta thotë fjalën e tij në orën 17:00 kur ka njoftuar një deklaratë për shtyp.

Vendimi vjen ndërkohë që gjatë ditës së sotme, ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë janë angazhuar për të zgjidhur ngërçin e krijuar pas vendimit të opozitës për të lënë mandatet.,

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian Luigi Soreca zhvilloi një takim kokë më kokë në selinë blu me kryetarin e PD Lulzim Basha, ku kërkoi dialog, ndërsa ambasadorja gjermane Schutz takoi kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …