Shtëpia / Aktualitet / Protesta e PD/ 1200 policë do rrethojnë Parlamentin, gazetarët me maska kundër gazit

Protesta e PD/ 1200 policë do rrethojnë Parlamentin, gazetarët me maska kundër gazit

Shqipëria është kapluar nga tensioni politik pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet e deputetëve, ndërsa gjakrat u ndezën edhe prej protestës së dhunshme të 16 shkurtit para Kryeministrisë.

Teksa drejtësia ka lënë pas hekurave 6 nga të arrestuarit pas tubimit të së shtunës, opozita do të dalë së bashku me popullin në një tjetër protestë masive ditën e nesërme para Parlamentit, në kohën kur do të zhvillohet seanca e radhës plenare.

Për të siguruar mbarëvajtjen e këtij tubimi, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash. Protesta pritet të nisë nesër rreth orës 10:00, ndërsa para Parlamentit do të jenë të stacionuar 1000 deri në 1200 efektivë policie.

Shpërndarja e uniformave blu pritet të jetë e ngjashme me protestën e së shtunës. Përballë turmës do të vendoset një kordon, i cili do të zgjatet më tej, përgjatë gjithë rrethimit të Parlamentit.

Aty do të jenë të stacionuar punonjësit e rendit dhe repartet “Shqiponja”, ndërsa forcat e FNSH do të jenë në gatishmëri në bulevardin “Zhan Dark” dhe brenda rrethimit të xhamisë së Namazgjasë.

Sipas “BalkanËeb”, në gatishmëri pranë godinës së Parlamentit do të jetë edhe Garda e Republikës, e cila do të ndërhyjë në rast se nga ana e protestuesve do të ketë tentativa për të çarë kordonin dhe për të hyrë brenda.

Gjithashtu nëse regjistrohen akte dhune, Garda njëjtë si në Kryeministri do të përdorë gaz lotsjellës. Po ashtu, nesër do të ketë kontroll të rreptë edhe për ata që do të futen në ambientet e brendshme të Parlamentit, pasi të gjithë duhet të jenë të pajisur me mjete identifikimi.

Që të mos shkaktohen probleme nga gazi, Garda ka kërkuar që gazetarët dhe punonjësit të marrin masa për tu ruajtur. Në gatishmëri pranë ambienteve të Parlamentit do të jenë dhe zjarrfikëset dhe ambulancat.

Ndërkohë, do të kufizohet qarkullimi në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”.

Autobusët me protestues si në rastin e 16 shkurtit s’do të lejohen të hyjnë në qytet. Të ardhurit nga Veriu do ndalohen tek “Asllan Rusi”, të ardhurit nga Jugu te Dogana dhe ata nga Juglindja te Ekonomiku.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …