Shtëpia / Sociale / Punësohen 54 mjekë të rinj, Manastirliu: Në prill rriten pagat për punonjësit e shëndetësisë

Punësohen 54 mjekë të rinj, Manastirliu: Në prill rriten pagat për punonjësit e shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu priti 54 mjekët e rinj që do të punësohen sot në sistemin e kujdesit shëndetësor parësor në të gjithë vendin.

“Ju siguroj se kushtet e punës që do të gjeni sot në qendrat shëndetësore janë shumë më të përmirësuara dhe më vjen mirë që ndër ju, shumë kanë zgjedhur të punojnë në qendra shëndetësore të largëta”, tha Manastirliu.

54 mjekët e rinj të familjes janë fitues nga konkursi i shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, për mjekë të përgjithshëm në kujdesin shëndetësor parësor.

Ministrja Manastirliu garantoi se mjekët do të mbështeten edhe me rritjen e pagave.

“Duke filluar nga muaji prill, nis rritja e re e pagave 7% për të gjithë punonjësit e shëndetësisë”, tha Manastirliu.

103 mjekë aplikuan pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe po vijon procesi i punësimit edhe me mjekët e qendrave shëndetësore në Tiranë.

Sa i takon spitaleve, brenda muajit shkurt përfundojnë specializimet 300 mjekët e parë specialistë (pas një bllokimi 4 vjeçar), të cilët do t’i shtohen shërbimit spitalor në të gjithë vendin.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Debati për fidanishten e UBT, Rama si Veliaj: Shkolla “Nënë Tereza” do bëhet!

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mbështetjen kreut të Bashkisë Erjon Veliaj për ndërtimin e …