Shtëpia / Aktualitet / Rrëfimi i argjendarit: Më kanë grabitur 3 herë biznesin

Rrëfimi i argjendarit: Më kanë grabitur 3 herë biznesin

Top Story intervistoj Pavllo Shkarpa. Gazetarët e kronikës së zezë e njohin shumë mirë, pasi argjendaria e tij e ndodhur tek Pazari i Ri, është grabitur plot 3 herë.

“Ju mendojeni, u grabit ky dyqan, komiasriati është 100 metër larg. është e treta herë që unë grabitem. Epara herë unë u dhunova nga tre çuna të rinjë, herën e dytë u dhunua shitësja, dhe prokuroria e mbylli çështjen dhe ata janë ende persona që nuk janë gjetur nga shteti. Herën e tretë ky dyqan u vodh me vlerën marramendëse, ishte gjithë mundi dhe djersa e familjes sime prej 28 vitesh punë”tregon Pavllo Shkarpa, Argjendar.

Dëmi ndaj tij është tepër i madh, ndërsa sot Pavllo është i zhytur në kredi. “dëmi është shumë i madh, vete tek 400 mijë euro”, – tregon Pavllo Shkarpa, Argjendar. Dyqani i floririt sot nuk ekziston më është kthyer në qebaptore. Ndërkohë Pavllo rreket nëpër séance gjyqësore për të marrë dëmshpërblim për dëmin, pasi kishte të siguruar mallin e tij.

“Isha i kontraktuar me firmën e sigurisë dhe apsolutisht nuk kam marrë asgjë, jemi në proçes gjyqësor, këto janë ngritur për të marrë lekë dhe jo për të ruajtur lekë”, – tregon Pavllo Shkarpa, Argjendar. Me borxhe dhe kredi, Pavllo ka rinisur aktivitetin e tij në një dyqan të ri, tek Ushtari i Panjohur. Makthi i grabitjeve e ka kthyer këtë biznesmen që të shoh çdo lëvizje me dyshim. “Janë vrarë për këtë punë, janë të dhimshme këto për argjendarët, punojnë nga mëngjesi deri në darkë”, – tregon Pavllo Shkarpa, Argjendar.

Jemi në 14 shkurt, ditën e Shën Valentit, dhe në dyqanin e Pavllos nuk hyn askush. Në këtë dokumentar, Top Story u përpoq të sillte vetëm një pjesë të vogël të qindra grabitjeve që ndodhin çdo vit. Një vend i pasigurtë, cënon klimën e besimit tek investitorët e huaj, të cilët sot numërohen me gishta në vendin tonë.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …