Shtëpia / Aktualitet / Salianji ankimon shtyrjen e hetimit për “Babalen”

Salianji ankimon shtyrjen e hetimit për “Babalen”

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka animuar shtyjen e hetimeve për çështjen “Bbabale”. “Prokuroria ka lidhje familjare me ministrin e Brendshëm”. Ai tha se Prukuroria ka shkelur ligjin. “Nuk e di pse duhet të zgjaten hetimet për këtë çështje. Ndërkohë që vazhdojnë hetimet për gazetarin dhe denoncuesin”, – shtoi ai.

Në një prononim për mediat, pas daljes nga gjykata, Salianji ka theksuar se hetimi që po bëhet, është tërësisht politik dhe zgjatja e afateve të hetimit nuk ka asnjë mbështetje ligjore.

“Prokurori tërësisht politike dhe në shkelje të ligjit, prokurori që vazhdon cështjen nuk ka guxuar të marrë mostrat e zërit të vëllait të ish ministrit Xhafaj, prokurori tjetër që është shtuar është një prokuror që ka lidhje të afërta me drejtuesin e MB sot, pra një hetim tërësisht politik, nuk ka arsye të zgjaten hetimet, vetëm për të mbajtur tymnajë, ne kemi kërkuar thjesht për të mbajtur në dijeni publikun që vazhdon në fakt një hetim jo për personin që sot është në burg në Itali, por gazetarin dhe ne e kemi denoncuar dhe do vazhdojmë të denoncojmë. Kemi tashmë një vendimmarrje që na con te qytetarët nesër në 10 para kuvendit për gjithë qytetarët”- tha ai.

Vijon…

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …