Shtëpia / Aktualitet / Seria e grabitjeve me çekiç në Tiranë, ja si u thyen dyqanet

Seria e grabitjeve me çekiç në Tiranë, ja si u thyen dyqanet

Me datë 12 shkurt 2019 në kryqëzimin e Selvisë. Skena e krimit duket që është kryer nga e njëjta dorë grabitësisht. Përpara dyqanit të celularëve ndalon kundravajtje një makinë e vjetër me portobagazh, e modelit Ford. Nga makina dalin dy persona, të cilët i drejtohen qepenit dhe e rrotullojnë për 6 sekonda. Pas kësaj, nxjerrin nga canta një çekiç dhe thyejnë xhamin e parë. Armën e krimit e lën sërish aty, si shenjë të stilit të grabitjes. “Nga ora 5 e 20 e mëngjesit, na njoftojnë ato të sigurisë se është thyer dyqani, erdhëm, kishte ardhur policia por ata kishin ikur, kishin thyer qepenin, xhamin dhe ishin futur brenda”, tregon Erisen Qorapo, tregtar.

Sapo futen në dyqan ata kontrollojnë mbi banak, por gjejnë vetëm një sirtar të mbushur me telefona. Njëri prej tyre tenton të hapë derën e blinduar, ku ishin edhe pjesa më e madhe e telefonave celularë. Por në pamundësi, largohen vetëm me celularët e gjetur mbi banak. Nga momenti i hyrjes në dyqan e deri tek dalja me celularët e grabitur, kjo është bërë për vetëm 36 sekonda. I zoti i këtij biznesi tregon se këta ishin në pritje prej disa javësh për grabitësit, dhe po tentonin ti arrestonin brenda në bashkëpunim me kompaninë e sigurisë.

“Por ishin bërë shumë grabitje të tjera por ata nuk po kapeshin. Kishim lënë një makinë të grupit të gatshëm për të ruajtur grabitjen, por ata kishin shfrytëzuar një moment”, thotë Qorapo. Ky lloj biznesi mbijeton kryesisht me fitime të vogla, dhe një grabitje e tillë u shkakton një dëm që kërkon kohë për tu rikuperuar.

“Biznesin tim e kanë dëmtuar shumë me këtë grabitje”, tregon Erisen Qorapo. Njësoj si në rastin e parë, dyshimet janë se celularët janë dërguar për shitje në Kosovë. Grabitësit me çekiç deri më sot nuk janë kapur. Ata kanë sulmuar me dhjetra biznese.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …