Shtëpia / Aktualitet / Shpërthimi në Elbasan/ Zjarri në “bazën” e narkomanëve plas municionet

Shpërthimi në Elbasan/ Zjarri në “bazën” e narkomanëve plas municionet

Mesditën e sotme, qyteti i Elbasanit u trondit nga një shpërthim që ndodhi në afërsi të Spitalit Psikiatrik.

Fillimisht u dyshua për shpërthim brenda një banesë, por ngjarja është qartësuar dhe kemi të bëjmë me një zjarr të rënë në një banesë të pabanuar në lagjen “5 Maji”.

Dyshohet se zjarri në banesë ka rënë si pasojë e djegieve të shkurreve aty pranë dhe flakët kanë shkaktuar shpërthimin e një sasi municionesh.

Policia dyshon se kjo është arsyeja e zhurmës së fortë që u dëgjua, pasi ka gjetur qindra fishekë të fshehur në një masiv shkurresh në oborrin e banesës.

Menjëherë në vendngjarje mbërriti shërbimi zjarrfikës që vuri në kontroll zjarrin.

Mësohet se banesa e braktisur në periferi të Elbasanit shfrytëzohej nga persona që konsumojnë lëndë narkotike.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …