Shtëpia / Aktualitet / Shqiptari qëllon me armë pronarin dhe e kërcënonte vazhdimisht. Zbulohet motivi

Shqiptari qëllon me armë pronarin dhe e kërcënonte vazhdimisht. Zbulohet motivi

Qëlloi me pistoletë ish-punëdhënësin e tij, për ta bindur që t’i paguante 5 mijë euro, arrestohet shqiptari. Policia e Savonas ka vënë në pranga 39-vjeçarin Detion Ramaj dhe Andrea Riotto, 40 vjeç. Incidenti ndodhi natën e 17 nëntorit të kaluar në Albisola Superiore. Shqiptari ka qëlluar 11 herë më pistoletë drejt makinës së pronarit të restorantit ku kishte punuar dhe se ky i fundit nuk e kishte shlyer. Makina ishte parkuar përpara biznesit.
Hetimi ishte i ndërlikuar si për shkak të mungesës së bashkëpunimit të pronarit të restorantit. Ky i fundit kishte frikë që të jepte detaje rreth sulmit të armatosur dhe gjithashtu kërcënohej shpesh nga dy personat e lartpërmendur.  Policia i siguroi mbrojtje italianit 24 orë në 24 pa dijeninë e tij. Frika e hetuesve ishte se palët në konflikt mund të shkonin deri në eliminim të njëri-tjetrit.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …