Shtëpia / Aktualitet / Si iu grabitën në 4 thasë me miliona euro të bankës

Si iu grabitën në 4 thasë me miliona euro të bankës

Ishte ora 10:46, e datës 13 Shkurt 2015 kur në postën elektronike të kompanisë së sigurisë “Euro Gjici” mbërrin një email i koduar nga përfaqësuesja e “Union Bank” për transportimin e një shume parash drejt Rinasit. Destinacioni i parave, ishte një bankë në Vjenë të Austrisë. “Janë para’ të klientëve që dalin nga banka, por nuk janë para’ të klientëve të përcaktuar”, tha Elvin Meka, ekspert ekonomie. Siç ishte kërkuar nga banka, blindi i kompanisë së sigurisë së bashku me mjetin shoqërues të eskortës, mbërrin në degën e bankës pranë ish-stacionit të trenit në Tiranë në orën 12:30 minuta.

“Askush, qoftë administratori apo drejtuesi teknik, përgjegjësi shërbimit nuk duhet të dijë sasinë e vlerave monetare që lëviz nga banka”, tha Veli Myftari, ish-drejtor i policisë. Paratë ishin ndarë në katër thasë të shoqëruar me proçesverbalin e dorëzimit, dokumentacionin për nxjerrjen jashtë vendit dhe numrat e sigurimit. Thasët me para kishin një peshë prej 49.8 kilogramësh. “Zakonisht kur ndodhin transport e vlerave bëhet fjalë për vlera të mëdha pasi nuk bëhen për vlera të vogla, kalojnë 1,2 apo 5 mln euro”, tha Elvin Meka, ekspert ekonomie.

Blindi dhe mjeti shoqërues, ishin afruar pranë tunelit të bankës ku do bëhej marrja në dorëzim e shumës nga eskorta me 2 shoqëruesit e bankës dhe 5 efektivët e policisë private. 2 prej policëve ishin të armatosur ndërsa dy të tjerë mbanin secili nga dy thasë me para. Teksa ata dilnin nga tuneli i bankës, dhe i afroheshin blindit, nga pas afrohen tre persona të maskuar dhe shumë agresivë që neutralizojnë rojat e armatosur. “Mjetet e përcaktuara për këtë qëllim të vendoseshin brenda bankave që mos të vëzhgoheshin”, tha Veli Myftari.

Nga ekspertiza nuk u sigurua asnjë shenjë gishtash. Madje, gjatë arratisë, grabitësit ishin shkëmbyer me një patrullë të Policisë Rrugore e cila ishte vënë në ndjekje, por ishte zhdukur pas pak minutash. “I bëra shenjë ta ndalonte, por iku me shpejtësi”, tregon punonjësi i policisë siç thuhet në dosjen hetimore që Top Story e disponon të plotë.

“Policia nuk duhet të mbetet me kaq masa sa ka marë, ka defektet e veta”, tha Veli Myftari. Siç rezulton në dosjen hetimore, shuma e parave të grabitura ishte 900 mijë franga zvicerane, 800 mijë paundë britanikë dhe 16.100 euro. Kjo grabitje, përbën një prej dështimeve spektakolare të kompanisë “Euro Gjici”, e cila sipas të dhënave zyrtare rezulton edhe fituese e shumë tenderave publikë. Në vitet 2015-2019, kjo kompani ka përfituar nga thesari i shtetit 264 milionë lekë të reja për shërbimet e saj.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …