Shtëpia / Aktualitet / Video e grabitjes së një dyqani ushqimor tek zona e Laprakës

Video e grabitjes së një dyqani ushqimor tek zona e Laprakës

Në 12 nëntor 2018, në zonën e Laprakës, pre e grabitësve ra edhe një market ushqimor. Në videon që disponon Top Story, ata kanë shkëlyer qepenin dhe kanë thyer xhamin me e poshtëm me çekiç. Me nxitim, ata janë drejtuar për tek arka, dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash. Skifterët me çekiç e kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal edhe jashtë Tiranës. Ky që shihni është një tjetër dyqan celularësh, por në qytetin e Beratit. Tre grabitës kanë hyrë rreth orës 4 të mëngjesit të datës 26 tetorit 2018. Ata kanë mbledhur qepenin dhe kanë tentuar të thyejnë xhamin me çekiç. Por dera ishte e hapur dhe nuk ishte e nevojshme të thyhej.

Ne çanta në duar, grabitësit menjëherë kanë shkulur telefonat e vitrinës. Vlera e dëmit është e konsiderueshme, rreth 25 mijë euro, ndërsa Ndërsa këtu jemi në një dyqan celularësh në Vlorë. Ndryshe nga grabitjet e natës, kjo është bërë në gjatë orëve të pasdites. Tre persona të maskuar kanë hyrë në dyqan rreth orës 18:00 të datës 14 dhjetor 2018. Nëpërmjet terrorit dhe presionit, ata kanë vjedhur një pjesë të mirë të vitrinës së dyqanit. Dëmi i shkaktuar është rreth 17 mijë euro. Të dy dyqanet, ai i Beratit dhe ky i Vlorës zotërohen nga i njëjti pronar, dhe gjithashtu grabitësit janë të njëjtët, ata që të njihen tashmë si skifterët me çekiç.

Përveç celularëve, grabitësit nuk kanë kursyer as argjendarit. Kjo video që shihni, tregon se krimi nuk ka frikë as në mes të Tiranës. Argjendaria në fjalë, e pozicionuar buzë Rrugës së Durrësit, është grabitur në orën 2:39 të mëngjesit të 24 dhjetorit 2018. Grabitësit zbresin nga një makinë, ku njëri prej tyre ngec tek kangjellat e rrugës. Ata nisin të çmontojnë siç vetëm ata dinë ta bëjnë, thyejnë xhamin me çekiç dhe futen brenda në dyqan. Pas 1 minute e 25 sekondash, grabëtisit kishin bastistur të gjithë dyqanin, duke i shkaktuar një dëm prej 180 mijë eurosh.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …