Shtëpia / Aktualitet / Vodhi lëngje frutash në supermarket, arrestohet shqiptarja

Vodhi lëngje frutash në supermarket, arrestohet shqiptarja

Pasi kishte fshehur  disa pako me lëngje frutash, me vlerë rreth 50 euro, nën karrocën e fëmijës së saj, 31-vjeçarja shqiptare u përpoq të kalonte radhën tek kasa duke thënë se ishte shtatzënë. Gruaja kishte si qëllim që të largohej sa më parë nga supermarketi në Livorno të Italisë.
Gruaja u pa nga oficerët e sigurimit ndërsa, në prani të dy fëmijëve të saj, vodhi mallrat brenda supermarketit. Kur u ndalua për kontroll, ajo u përpoq të largohej me nxitim duke i shtyrë rojet e sigurisë me karrocë.
Agjentët e policisë e arrestuan gruan nën akuzën e vjedhjes. Gjithashtu ajo ka dhënë gjeneralitete të rreme përpara oficerëve të policisë dhe duhet të përgjigjet edhe për këtë krim.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …