Shtëpia / Aktualitet / Vrasja e Sokol Ramës, arrestohet shoku i ngushtë

Vrasja e Sokol Ramës, arrestohet shoku i ngushtë

Arrestohet një person si i dyshuar për vrasjen e Sokol Ramës. Ky i fundit u gjet i vrarë në automjetin e tij një ditë më parë në fshatin Mbrezhtan të Përmetit. Policia dyshon se vrasja ka lidhje me prishjen e pazareve të drogës. I arrestuar është Roland Milo, edhe ky i zhdukur që me 6 shkurt 2019.

Milo është banor i fshatit Miçan në Frashër të Përmetit dhe punonte si shofer i administratorit të kësaj zone. Një nga dyshimet e para mbi vrajsjen e Sokol Ramës është prishja e pazareve të drogës, ndërkohë që ishte i skeduar edhe më herët për vjedhje.

Viktima ishte person me precedent penal dhe ai njihej nga policia si transportues droge. Rama dhe Milo ishin shpallur persona të zhdukur që prej 6 shkurtit 2019. Policia pretendonte se kishte nisur kërkimet me helikopter për gjetjen e tyre, por që nuk arriti ta gjurmonte. Rama u gjet i ekzekutuar me armë zjarri brenda automjetit nga kalimtarë të rastit. Këta të fundit njoftuan policinë.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …