Shtëpia / Aktualitet / Vrau kushëririn në Kamzë për 12 mijë lekë, arrestohet në Londër

Vrau kushëririn në Kamzë për 12 mijë lekë, arrestohet në Londër

Një shqiptar është arrestuar në Londër për llogari të autoriteteve shqiptare. Granit Shehu është dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipët për vrasjen e kushëririt Milazim Shehu në vitin 2015 . Skudra e ekstradimeve arrestoi të shumëkërkuarin që fshihej në zonën Pickwick Terrace, Slough në Londër Policia e Londrës njoftoi arrestimin e Shehut, i cili doli përpara gjykatës së ekstradimeve “Ëestminster Magistrates’ Court”.

Çfarë ndodhi ditën e krimit?

Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për të pandehurin Granit (Giuliano) Shehu, i akuzuar për “vrasje me paramendim”, pasi akuzohet se, në dt. 17.09.2015 ka vrarë shtetasin Milazim Shehu (djali i xhaxhait të tij). I akuzuari është hetuar dhe gjykuar në mungesë. Më datë 17.09.2015, rreth orës 01.00 policia e shtetit është njoftuar nëpërmjet sallës operative të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë se ne spitalin “xxxx” gjendet i vdekur shtetasi Milazim Shehu. Menjëherë pas marrjes së njoftimit është krijuar grupi hetimor dhe nga të dhënat paraprake rezulton se në datë 16.09.2015, rreth orës 18.00 në Rr.“Horizonti” të Bashkisë Kamze shtetasi Milazim Shehu është goditur nga shtetasi Granit Shehu (djali i xhaxhait te tij) ku, ky fundit e ka goditur disa herë me mjete të forta dhe prerëse shtetasin Milazim Shehu duke i shkaktuar atij plagë të renda, në pjesë të ndryshme të trupit.

Eshte ripyetur shtetasja Vilma Shehu (gruaja e viktimës), e cila sqaron edhe një herë rrethanat e ngjarjes ku më date 16.09.2015, në shtëpinë e tyre ka qenë për vizitë kunati i saj Xhevahir Shehu me familjen e tij dhe pasi kane konsumuar darkën, kanë dalë së bashku me Milazimin per t`i përcjellë, pasi Xhevahiri do ikte për Kukës. Te porta e shtëpisë janë takuar me shtetasit Granit Shehu, i cili po dilte nga shtëpia e tij me një makine tip “Smart” dhe është takuar dhe përshëndetur me Xhevahirin dhe aty në prani u ka thënë se po i bënte guidw me makine bashkëshortes se tij, Silvës.

Pas një ore konkretisht rreth orës 17:00 kur Graniti është kthyer nga guida, ka vënë re qe i ka folur Milazimit dhe të dy kane qëndruar afër portës së oborrit të shtëpisë së Granitit. Me pas Vilma është thërritur nga ana burrit të saj dhe pasi është afruar ai e ka pyetur “di gjë se vajza ka marrë 12.000 lek të shtëpia e Granitit?” .Ajo i ka thënë se s’ka mundësi pasi vajza e tyre nuk di as të numëroje paratë (pasi ajo është 8 vjeçe) . Në këto moment Graniti ka ndërhyre duke thënë se “e kam pyetur vajzën dy javë më pare dhe ka thënë, se po i kam marrë pasi vetëm Gresa ka hyrë në dhomë” . Milazimi i është drejtuar Granitit duke i thënë “ti ke pare vajzën time duke vjedhur, ke kamër në dhome” me pas kane thërritur dhe pyetur vajzën në rrugë. Ajo  ka filluar të qajë dhe në këtë moment Milazimi i ka thënë gruas se tij “ik jepi vajzës ujë mos e lë për të qarë”.

Vilma pasi ka hyre brenda në shtëpi bashkë me vajzën, ka dëgjuar të shara, te bërtitura dhe menjëherë ka dalë përjashta të porta dhe pretendon se ka parë Milazimin të gjakosur dhe ishte ngjitur me Granitin ndërsa kunati i Granitit, Korado Dervishi ishte me një dërrasë në dorë duke qëlluar Milazimin. Prezent  ka qenë edhe Silva, e cila bërtiste duke thënë:- “O Granit – o Granit!”. Menjëherë nga ana e saj është ndërhyre duke ulëritur:- “o maskara cfarë bëtëdhe duke e tërhequr Milazimin dhe pasi u ka dalë nga duart Milazimi është rrezuar afër portës së oborrit të shtëpisë së tij pasi Vilma nuk e mbante dot. Graniti, Korado dhe Silva janë futur brenda portës së oborrit të shtëpisë se tyre. Në këto momente Vilma së bashku me djalin e saj (12 vjeç) kane tentuar duke futur Milazimin në makinën e tij (me targe AA113AJ) dhe aty është afruar edhe shtetasi Sokol Bilali, i cili është komshi dhe kushëri i Granitit.

Aty është afruar Korado Dervishi, te cilit djali ja ka dhënë çelësat e makinës dhe janë nisur me qëllim për ta dërguar sa më shpejt Milazimin në spital. Në rruge tek kthesa afërsi shtëpisë ka dalë dhe shtetasit Kujtim Shehu, i cili ka hipur edhe ky në makine së bashku ku dhe kanë shkuar në spitalin “Hy..”. Pasi kanë dërguar Mialzimin në spital, Vilma i ka thënë Kujtimit që t`i thoshte Korados që ta dërgonte në shtëpi vajzen, Gresën. Gjithashtu Vilma pretendon se ajo me vete nuk ka patur telefon , me qellim për të njoftuar policinë për ngjarjen. Pasi janë mbledhur edhe vëllezërit e të afërt të Milazimit dhe rreth orës 01.00 ka marrë njoftim nga mjeket u kanë thënë se bënë të pamundurën por Milazimi ndërroi jetë.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …